Mirësevini në Wastewater Solutions Group GmbH (WWSG)

WWSG është një ndërmarrje austriake  e cila është e specializuar për shitjen si dhe këshillimin, projektimin, ndërtimin dhe më pas funksionalizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike mjedisore, veçanërisht atyre për trajtimin e ujërave të zeza dhe sistemeve për trajtimin/përpunimin e ujit të pijshëm.

Gama e produkteve të trajtimit të ujërave të zeza varion nga impiantet e vogla të trajtimit të ujërave të zeza për shtëpi private, përmes impianteve të sistemit kontejner me instalime të lëvizshme/mobile apo edhe statike për aplikime të përkohshme, për lagje, hotele, kampe për qëllime humanitare ose misione ushtarake, kampe pune, aplikime industriale dhe për përdorim në vende të ekspozuara, e deri te impiantet e trajtimit të ujërave të zeza për vendbanime të mëdha, fshatra e qytete deri në 100000 banorë si dhe trajtimin e ujërave të zeza industriale.

Varësisht nga kualiteti i ujit të papërpunuar, ofrojmë sisteme të përgatitjes së ujit të pijshëm si konstruksion kontejnerësh të lëvizshëm apo të instaluar në formë statike të pajisur me teknologjinë e nevojshme dhe përkatëse(filtrim, osmoza kthyese,...), si dhe shërbimet tona nga WWSG.

Për shkak të strategjisë së biznesit të orientuar drejt klientit të WWSG-s, ne përpiqemi gjithmonë për zgjidhjen më të mirë dhe më ekonomike për ta, sa i përket ujit.

WASTEWATER – RISI

10 vite WWSG

Ne festojmë përvjetorin e 10-të të firmës tonë![more]


Risi në programin tonë

Impiantet e Flotacionit me lehtësim të presionit[more]