FILTËRMEMBRANA AQQA®

GJENERATA E RE e filtrave të membranave zhytëse për trajtimin e ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm

Sistemi AQQA®-Bazohet në konceptin e sprovuar të filtrave me fletë, i cili ofron gjithashtu edhe një mori karakteristikash të reja inovative. Me këtë arrihet një performancë e paparë deri më tani..


Sistemi AQQA®-është një sistem i zhytur i ultra filtrimit që i takon gjeneratës së dytë që kombinon në mënyrë unike vetitë e reja të sprovuara. Filtri zhytet në ujin e pa trajtuar. Me një presion të vogël negativ, uji thithet në filtër. Të gjitha grimcat, lëndët e ngurta dhe bakteret mbeten në pjesën e jashtme të membranës. Një mekanizëm i posaçëm për shpëlarje me flluska ajri dhe ujë, siguron një efekt të vetëpastrimit të vazhdueshëm me fuqi të lartë në sipërfaqen e membranës. Bazuar vetëm në këtë parim të thjeshtë mekanik, filtri mund të funksionoj deri një vit pa pasur nevojë për mirëmbajtje. Risia e jashtëzakonshme e filtrit AQQA® është aftësia për të ndryshuar drejtimin e rrjedhës për të futur një tretje për pastrimin e filtrit. Kështu, filtri mund të pastrohet gjatë funksionimit të tije me një performancë të panjohur deri më tani. Filtri nuk ka më nevojë të hiqet nga rezervuari për të u pastruar, siç kërkohej për filtrat e gjeneratës së parë.

Dizajni

Filtri AQQA® përbëhet nga një  pirg i fletëzave filtruese individuale. Këto fletëza filtruese janë të montuara paraprakisht dhe fletëzat individuale të filtrit lidhen me një mekanizëm vetë-mbyllës plug-in.  Një pirg i fletëzave mund të hiqet lehtësisht nga vendndodhja e tije, në mënyrë që zëvendësimi i një flete filtruese të bëhet brenda pak minutave.


Një pirg formon një njësi jashtëzakonisht të fortë me filtra të rrafshët dhe me një distancë uniforme mes tyre prej 6mm (nëse kërkohet 8 mm). Pavarësisht asaj se sa sfiduese janë kushtet e funksionimit, kjo renditje nuk e ndryshon gjeometrinë. Kështu, boshllëqet mes fletëzave mbeten të lira dhe nuk bllokohen me baltë apo fibra. Kur përdoren bioreaktorët e membranës, e tërë njësia e filtrit zhytet në llumin e aktiv/ajrosur, direkt në rezervuarin e ajrimit ose në një rezervuar membranash të rregulluar jashtë.


Gjatë funksionimit normal, filtrati tërhiqet me një pompë vetë-thithëse (Fig 3, P01). Një pjesë e filtratit të përfituar ruhet përkohësisht në tankun e filratit dhe mund përdoret për pastrimin e filtrit. Sistemi AQQA®- mund të shpëlahet apo pastrohet me një presion maksimal prej 350 mbar (5 psi). Kjo pra kombinon qëndrueshmërinë e moduleve të sprovuara me fletëza me përparësinë e pastrimit të lehtë me anë të pompim mbrapsht të një tretje për pastrimin e filtrit.


Fotografia e meposhtme paraqet një skemë tipike të funksionimit normal.

­

 

Për më shumë, ju lutem lexoni në dokumentin PDF „Përshkrimi teknik“.

Përparësitë e filtrit membranë AQQA®
  • Aftësi e plotë e shpëlarjes deri në 0,35 bar
  • Dizajn modular i kornizës së filtrit në formë kubi
  • Membranë e re, inovative
  • Fletë të qëndrueshme dhe të rrafshëta të filtrit me distancë konstante