FLOTACIONI – Flotacioni(lundrimi) modular i lirimit të presionit

Flotacion i lehtësimit të presionit i paramontuar apo i përgatitur komplet me të gjitha sistemet e nevojshme për dozimin e nevojshëm të kemikateve, me gypa dhe pajisje, si dhe sistemin e kyçjes dhe kontrollit PLC (Kontrollues logjik i programueshëm) dhe panelin me prekje apo Touch.

Flotacioni modular i lirimit të presionit:

Impianti WWSG C-DAF I flotacionit modular të lirimit të presionit, është një proces i ndarjes. Me të ashtuquajturin proces i rrjedhës së riciklimit, gjenerohen mikro-flluska të cilat depërtojnë në ujërat shkarkuese. Përbërësit e ujërave të ndotura dhe /ose ato fjolla mbetjesh të cilat janë krijuar nga preparati për fjollim(flocculant), përzihen me mikro-flluska dhe përcillen nga poshtë lartë dhe lundrojnë në sipërfaqe. Trupat e fortë të cilat përcillen lart në sipërfaqe formojnë llumin në formë fjollash, i cili përmes sistemit pastrues zingjirorë largohen në mënyrë të sigurt nga uji.

Ne jemi të specializuar në sistemin modular të lirimit të presionit dhe ofrojmë impiante gjysmë mobile për trajtimin e ujërave të ndotura industriale.

 

Flotacion apo lundrim modularë i lirimit të presionit me performancë të lartë:

Impianti WWSG i flotacionit modularë i lirimit të presionit me performance të lartë është gjithashtu një proces ndarjeje. Ajo ka të njëjtin funksionalitet si flotacioni modularë i lirimit të presionit i cekur më lartë dhe përdoret për trajtimin e të gjitha llojeve të ujërave të ndotura industriale. Impianti është i pajisur me sistemin multi induksion për ngopje(mbushje) për inkorporimin e mikro-flluskave dhe gjenerimin në lëng që duhet të trajtohet si dhe sistemin e fortë zingjirorë për pastrimin e lëndëve me përmbajtje yndyrore dhe lëndëve të ngarkuara me materie të forta në ujërat e ndotura industriale.

Ne ofrojmë një gamë të gjërë bë madhësi të ndryshme, të cilat mund të përpunojnë sasi të ujërave të ndotura me vëllim deri 400 m³/h

Karakteristikat dhe përparësitë
Sektorët dhe fushat e aplikimit