Impiantet e vogla AQUACELL

Sistemet Aquacell® janë të bazuara në sistemin e provuar MicroClear® dhe përdorin të njëjtën teknologji që përdoret në centralet e mëdha me bioreaktor me membrana(MBR). Përvoja 10 vjeçare e teknologjisë MBR është futur në zhvillimin e këtij sistemi.

Rezultati: Ka treguar vlerat më të mira të ujit në dalje që ndonjëherë deri më tani kanë arritur impiantet e vogla të trajtimit të ujërave të zeza të cilat i plotësojnë kushtet sipas rregullave zyrtare. Natyrisht i miratuar nga instituti gjerman për teknologjinë e ndërtimit.

Faza 1 - Pastrimi mekanik

Pastrimi i parë ndodhë në modulin e parë, një gropë e ndarë në 3 zona. Këtu mblidhen materiet e forta të cilat nëpërmes sedimentimit ndahen dhe mbahen aty deri sa ato të asgjësohen.

Faza 2 - pastrimi biologjik

Trupat rritës që rrjedhin nga qeliza të hapura të materialeve shkumore kujdesen për kushte të ndryshme jetese të mikroorganizmave – varësisht se sa oksigjen depërton në kubëzat e materialit shkumor. Kështu një shumëllojshmëri e gjerë e substancave mund të shpërbëhen krejt në mënyrë biologjike, pa kimikate.

Faza 3 – Filtrimi me membrana

Ndarjen e mikroorganizmave e merr përsipër filtri i patentuar MicroClear®. Falë poreve të shkëlqyeshme të membranave, viruset dhe bakteret ndahen në mënyrë të sigurt. Ventilimi i filtrit në të njëjtën kohë siguron pastrimin dhe futjen e oksigjenit në biologji. Kështu, Aquacell® kërkon vetëm një minimum të energjisë – kështu që mos të kursehet vetëm uji si resurs.

PËRPARËSITË
SHEMBUJ APLIKIMESH