Kontejnerët MBR – impiant kontejner plotësisht biologjik i ujërave të zeza

Kontejner standard 10, 20 ose 40 ft. për 50 deri në 10000 banorë

Kontejner standardë: Impiante speciale të lëvizshme apo mobile të trajtimit të ujërave të zeza  për civil (p.sh. hotele, ...) dhe misione ushtarake (p.sh. kampet, ...), për organizatat e ndihmëse në raste fatkeqësish etj.

Sistem i provuar i trajtimit të ujërave të zeza, i lehtë për t'u përdorur dhe i lehtë për mirëmbajtje.

Impiant me funksione plotësisht automatike(SPS), shpenzime optimale të energjisë, rregullimi sipas nevojës dhe ngarkesës, i përshtatshëm për gjenerimin e energjisë alternative dhe furnizim për sistemin mbështetës.

Konstruksion kompakt, lehtë i përdorshëm,  shpenzime të vogla si në investim, operim dhe ato të asgjësimit, performancë të lartë të pastrimit, neutral për nga kundërmimi dhe me zhurmë të ulët.

Konstruksion modular – kontejner(të mbrojtur nga korrozioni) duke përfshirë edhe pajisjet mekanike nga inoxi AISI 304 (1.4301) respektivisht 316 (1.4401) ose nga plastika rezistente ndaj ujërave të zeza, të para-montuara nga prodhuesi, të përshtatshme për transport me kamionë, tren, anije, helikopter dhe aeroplan, montim i shpejt në vend dhe menjëherë i gatshëm për përdorim.

Pajisje shtesë të veçanta individuale: depozitimi i llumit, rezervuarë për ujë për përdorim, rezervuar tampon(buferik), kontejner për pranimin e fekaleve(WC të thata kimike), sterilizimi UV, stacionet e dozimit, sistemet e kontrollit të procesit, pajisjet matëse, teknologjia e membranës, matje online e E.Coli baktereve, diagnostikimi dhe programimi nga distanca dhe osmoza e kundërt apo osmoza reversë.

Largimi automatik i materieve të trasha

Sita(filtri) i shkëlqyer me shkarkim automatik, higjienë e kapsuluar.

Sita e thjeshtë automatike e montuar, është e punuar nga materiale rezistente ndaj ujërave të zeza, nga inoxi dhe polietileni dhe mund të përdoret në mënyrë modulare. Materialet e trasha të grumbulluara transportohen automatikisht në thasë nga pëlhura dhe pastaj mund të hiqen dhe të largohen në mënyrë higjienike. Me këtë sistem nuk do të ketë kundërmime si dhe nuk do të paraqiten probleme operacionale me bllokim dhe kontaminim të sistemit me materiale të trasha.

Një rimodelim në impiantet ekzistuese të trajtimit të ujërave të ndotura është i mundur në çdo kohë.

Ndërtimi modular

Përmes ndërtimit variabil dhe bashkimit të moduleve, kapaciteti i impianteve kontejner të trajtimit nga WWSG mund të i përshtaten rritjes së volumit të ujërave të zeza.

Sterilizimi UV

Acidet nukleike të përfshira në të gjitha mikroorganizmat i thith energjia e paraqitur rrezatuese.

Kjo shkakton një proces fotokimik, i cili dëmton mundësinë e shumëzimit të mikroorganizmave dhe çaktivizon bakteret.

PËRPARËSITË
SHEMBUJ APLIKIMESH
Ngarkimi i kontejnerëve në një Aeroplan mallrash
Ushtria Norvegjeze(misioni i UN-it ne Qad)
Seebergalm