Kullimi i llumit në thasë ("Sackdrain")

Kullimi i llumit me qese/thasë filtri - një alternativë e vërtetë për tharjen e mbetjeve të llumit dhe proceseve mekanike.

Të përgjithshme:

Kostoja e trajtimit të ujërave të zeza është një faktor i konsiderueshëm i kostos si në sektorët komunal, komercial dhe industrial. Në të shumtën e rasteve nuk është e njohur se me këtë metodë ekziston një potencial i konsiderueshëm për kursime. Megjithatë, përdorimi i proceseve jo optimale dhe jo të përshtatshme, mund të çojë në kosto të konsiderueshme shtesë për deponim, të cilat mund të shmangen.

Në veçanti, në raste kur ka nevojë më të vogël për trajtim, shpesh përdoren teknologji, të cilat fillimisht janë zhvilluar për përdorim të lartë dhe pastaj janë  përshtatur për kërkesat më të ulëta. Si rezultat, proceset e tilla shpesh teknikisht janë të ekzagjeruara, përkatësisht të kushtueshme për të investuar dhe të shtrenjta për të vepruar apo operuar. Mirëpo, në shumë aplikime, proceset e thjeshta të trajtimit do t'i plotësonin mjaftueshëm kërkesat. Kjo vlen në veçanti për teknologjitë për kullimin e llumit që është e pashmangshme në trajtimin e ujërave të zeza.

Edhe pse përdorimi i qeseve apo thasëve filtër do të mund të ishte i shumëllojshëm, pavarësisht nga lloji i trajtimit të ujërave të zeza, shpeshherë kjo nuk vihet re. Kjo mund të lidhet edhe me faktin se nuk ka ndonjë literaturë të specializuar për këtë proces të thjeshtë dhe të lirë.

Efektshmëria e thasëve apo qeseve filtër në aspektin e kapacitetit dhe rezultateve të tharjes shpeshherë nënvlerësohet. Sidoqoftë, për shkak të investimeve jashtëzakonisht të ulëta dhe kostove operative dhe lehtësinë e trajtimit, ky proces duhet të merret parasysh, veçanërisht kur sasitë e llumit janë të vogla.

Prandaj, kjo metodë me kosto efektive të heqjes së llumit përdoret kudo që prodhohen sasi të vogla të llumit dhe kërkohet një përmbajtje e lartë e lëndës së thatë. Pra, për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në mes të 5 dhe 1.000 banorëve.

Si funksionon kjo:

Llumi i tepërt thithet nga rezervuari i ruajtjes së llumit me pompën vetë-mbushëse. Në të njëjtën kohë, me një pompë dozimi materia me copëza shtohet në sasinë e duhur në mënyrë që të arrihet kullimi optimal. Përzierja në fjalë, dërgohet me anë të pompës tek kullimi në thasë, ku në modulin bazë janë të vendosur thasë filtrues nga gjeotekstili.

Për shkak të mundësive të mbylljes në linjën e shpërndarjes, thasët mund të mbushen në seri ose në të njëjtën kohë.  

Mbingarkesa e thasëve nuk është e mundur sepse një valvul kthyese presioni e siguron atë duke e mbyllur.

Llumi i tepërt me copëza(fjolla) tani mbetet në thasë dhe kullohet në mënyrë statike. Uji i turbullt mblidhet në një tigan apo rezervuar, i cili është rregulluar nën rrjetë, dhe kthehet në pjesën hyrëse së impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.

Pas disa orësh kullimi, thasët mund të hiqen dhe ruhen në një raft për te u tharë. Vetitë e veçanta të materialit të thasëve lejojnë lirimin e mëtejshëm të lagështirës në formë avullimi. Me kohë të mjaftueshme të ruajtjes, arrihen përmbajtje të ngurta të cilat nuk kanë nevojë për tharje mekanike.

Pas një kohe, thasët e llumrave të thata mund të hidhen me kosto të vogël, ose mund të përdoren si p.sh. plehra për lule.

Një reduktim i volumit dhe peshës prej më shumë se 95% është i mundur me këtë metodë në çdo kohë.

Arsye pse duhet përdorimi i llumit në thasë