Njoftim për mbrojtjen e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është shumë e rëndësishme për ne. Ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja në përputhje me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR, Akti i Telekomunikacionit Austriak 2003 [TKG 2003]). Në këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave, ne do të shpjegojmë aspektet më të rëndësishme se si mbledhim dhe përpunojmë të dhënat në lidhje me faqen tonë të internetit.

Te dhënat tuaja kur na kontaktoniKur na kontaktoni me e-mail ose me anë të formularit tonë të kontaktit, të dhënat që na keni dhënë (e-mail adresa juaj, potencialisht edhe emri, adresa dhe numri i telefonit) ruhet në mënyrë që të mund t'i përgjigjemi pyetjes suaj. Këto të dhëna fshihen sapo të mos jetë më e nevojshme për t’i ruajtur. Në rastet kur kërkohet ligjërisht mbajtja e të dhënave, përpunimi i mëtejshëm i këtyre të dhënave do të jetë i kufizuar në mënyrë strikte.

Të dhënat tuaja personale dhe webfaqja jonë
Nëse përdorni faqen tonë të internetit vetëm për qëllime informative dhe nuk regjistroheni ose nuk i ofroni ndonjë informacion, ne vetëm mbledhim të dhënat që na transferohen automatikisht nga browseri/shfletuesi juaj. Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat e mëposhtme që janë teknikisht të nevojshme për ne për të shfaqur faqen tonë të internetit dhe për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e tij (baza juridike është dhënë në nenin 6 (1) lit. f të GDPR):

  • IP adresën
  • Datën dhe kohën e kërkesës suaj
  • Zhvendosjen nga zona juaj kohore në kohën e Greenwich Mean (GMT)
  • Përmbajtjen e kërkesës (Faqja e veçantë)
  • Statusin e hyrjes/ Kodin HTTP të hyrjes
  • Volumin e të dhënave të transmetuara
  • Webfaqja nga e cila vjen kërkesa në faqen tonë
  • Softweri i browserit/shfletuesit
  • Sistemi operativ
  • Gjuha dhe versioni i softwerit të browserit/shfletuesit

Cookies të nevojshëm (Necessary cookies)
Faqja jonë e internetit përdor "cookies". Një cookie është një pjesë e vogël e informacionit e dërguar në browserin tuaj dhe e ruajtur në hard drive/memoruesin tuaj. Ato nuk dëmtojnë kompjuterin tuaj.
Faqja jonë e internetit përdor vetëm cookies të përkohshme që janë të nevojshme për funksionimin e duhur të faqes. Ato fshihen automatikisht kur mbyllni browserin tuaj. Këto cookies quhen shpesh sesion cookies, sepse ato ruajnë informacionin në formën e një ID sesioni që lejon që kërkesat e ndryshme të bëra nga browseri juaj të grupohen në një sesion të veçantë. Ato mundësojnë që kompjuteri juaj të njihet herën tjetër kur vizitoni faqen tonë të internetit. Sesion cookies fshihen kur shkyqeni ose mbyllni browserin tuaj.

Integrimi i Google Maps
(1) Kjo faqe interneti përdor Google Maps, e cila na bën të mundur që ne të shfaqim harta interaktive direkt në faqen tonë të internetit dhe e bëjnë shumë më të lehtë për ju të përdorni funksionin e hartës.
(2) Kur vizitoni faqen tonë të internetit, Google informohet se ju keni hapur këtë nënfaqe të veçantë të faqes sonë të internetit dhe gjithashtu i keni dërguar të dhënat e renditura në Pjesën 3 të këtij njoftimi. Këto të dhëna dërgohen pavarësisht nëse keni një llogari përdoruesi të Google ku jeni regjistruar ose nëse nuk keni llogari përdoruesi fare. Nëse jeni regjistruar në një llogari Google, të dhënat tuaja janë caktuar menjëherë në atë llogari. Nëse nuk dëshiron që profili yt të caktohet në llogarinë tënde të Google, do të duhet të shkyçeni nga llogaria para se të klikoni butonin. Google ruan të dhënat tuaja për të krijuar profile të përdoruesve për t'u përdorur për reklamim, hulumtim të tregut dhe / ose përmirësimin e përvojës së përdoruesit të faqes së saj të internetit. Edhe nëse nuk jeni i regjistruar, Google përdor të dhënat tuaja në këtë mënyrë që të përshtatë reklamat për ju dhe për të informuar përdoruesit e rrjeteve sociale rreth aktiviteteve tuaja në faqen tonë të internetit. Ju keni të drejtë të kundërshtoni që të dhënat tuaja të përdoren për të ndërtuar një profil përdoruesi; megjithatë, ky kundërshtim duhet të bëhet direkt te Google.
(3) Informacione të mëtejshme në lidhje me qëllimin dhe shtrirjen e grumbullimit dhe përdorimit të të dhënave nga Google në lidhje me integrimin e Maps mund të gjenden në politikën e privatësisë së Google, ku gjithashtu do të gjeni informacione shtesë mbi të drejtat e privatësisë dhe rregullimin e privatësisë së të dhënave tuaja: www.google.de/intl/de/policies/privacy. Google gjithashtu përpunon të dhënat tuaja personale në SHBA dhe ka rënë dakord me kornizën mbrojtëse të privatësisë të EU-US, www.privacyshield.gov/EU-US-Framework.

Të drejtat tuaja
Si një individ, ju keni të drejtë të informoheni, të ndreqni, të fshini, të kufizoni përpunimin, të transferoni të dhëna dhe të kundërshtoni. Nëse konstaton se të dhënat tuaja nuk janë përpunuar në përputhje me ligjin ose që të drejtat tuaja të mbrojtjes së të dhënave janë shkelur, ju mund të parashtroni një ankesë pranë autoritetit kombëtar të mbrojtjes së të dhënave. Në Austri, ky është Autoriteti Austriak për Mbrojtjen e të Dhënave (Datenschutzbehörde).

Ju mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Wastewater Solutions Group GmbH
A-4672 Bachmanning, Unterseling 19
+43-720-850 100
office(at)wastewater.at