Filtrat - MicroClear®

Kasetat MicroClear® (MCXL) instalohen në shtëpiza të veçanta MB, të cilat sigurojnë funksionim optimal me përdorim minimal të kemikateve me sistemin e integruar të ventilimit. Nxjerrjet permanente kontribuojnë në funksionimin e qetë dhe me saktësi në përputhje me presionin e filtrit. Kontrollimet e konfiguruara të gatshme ia bëjnë shumë të lehtë përdoruesit avancimin në teknologji.

Sistemi MicroClear® përfshin jo vetëm produktet të përputhura në mënyrë të përkryer, por edhe këshilla që sigurojnë paraqitjen e duhur për ndërtuesin e sistemit.

Sigurisht, llogaritja e parametrave bazë të të gjithë impiantit të trajtimit të ujërave të zeza është pjesë e shërbimit tonë. Me këtë ne ofrojmë përvojën tonë nga më shumë se 10 vjet të ndërtimit të bioreaktorëve të membranës për klientët tanë.

Modeli fart: MB5-1

Funksionimi

Filtrat MicroClear® funksionojnë sipas parimit "out-in"(dalje-hyrje). Filtrat janë të zhytur plotësisht në llumin aktiv të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe filtrati(materiali i filtruar) hiqet me një presion negativ prej rreth 0.15 bar. Filtrati pasi që kalon përmes membranës, ai kalon nëpër strukturën gungore në pllakën bazë praktikisht pa presion deri te dalja e filtratit. Vendimmarrëse për funksionimin pa probleme të saj, është shpërndarja e barabartë e presionit në të gjithë pllakat e filtrit – dhe atë që nga fillimi. Në rast të shpërndarjes jo të barabartë të presionit, krijohen sipërfaqe me presion të lartë, kurse pjesët tjera të sipërfaqes së filtrit mbeten të pashfrytëzuara.

Teknologjia MicroClear® Full Surface Distribution siguron që çdo centimetër katror i membranës të përdoret - në mënyrë të barabartë nga dita e parë deri në ditën e pastrimit bazë. Me pastrimin unik të flluskave të ajrit, depozitat në membranë hiqen fizikisht - pa kontrashpërlarje kimike të vazhdueshme me kimikate që përmbajnë klor.

Filtri modul: MCXL

Sistemi inovativ me mekanizmin unik të vetë-pastrimit të filtrave është patentuar në të gjithë Evropën.

Performanca e lartë e filtrave MicroClear® është konfirmuar vazhdimisht në funksionimin afatgjatë në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Gießen / Friedberg dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara Lippe / Höxter.

Ndryshe nga shumë sisteme filtrimi të zhytur, membrana MicroClear® është një membranë e vërtetë e ultra filtrimit dhe prandaj ofron një normë shumë më të lartë mbajtjeje sesa një membranë mikrofiltrimi. Bakteret dhe madje edhe viruset (deri 99.9999%) ndalen në mënyrë të sigurt nga ndalesa fizike.

Një trajtim i mëtutjeshëm, siç kërkohet në impiantet tradicionale të trajtimit të ujërave të zeza, nuk është i nevojshëm kur përdoren filtrat e zhytur MicroClear®. Kjo jo vetëm që kursen shumë hapësire, por gjithashtu rezulton me një proces trajtimi të ujërave të zeza pa baktere dhe pa grimca gjatë tërë procesit të punës.

Vlerat strikte sipas direktivave të BE-s për ujërat sanitar janë gjatë gjithë kohës në përputhje me riciklimin e ujërave të zeza. Përveç kësaj, rrjedhja nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza mund të përdoren të sigurta për ujitje, sipas DIN 19650 si ujë atmosferik i klasit të dytë, d.m.th. për fusha ose parqe publike.

Shembuj të aplikimit të sistemeve të ekzekutuara:

Sistemet MicroClear® përdoren për sisteme të decentralizuara nga 4 persona deri tek sistemet e centralizuara të impianteve të mëdha të trajtimit të ujërave të zeza për më shumë se 50,000 banorëve dhe atë në mbarë botën.

Pompa: FA-500
  • Impiante komunale për trajtimin e ujërave të zeza
  • Riciklimi i ujërave të zeza shtëpiake për fusha golfi ose ara
  • Impiante për anije
  • Riciklimi i ujërave shpenzues për përdorim të WC-ve
  • impiante të trajtimit të ujërave të zeza industriale
  • Trajtimi i ujërave që kullohen në deponitë e mbeturinave
  • Trajtimi i ujërave të zeza për shfrytëzimin nga kafshët
Përparësitë e sistemit MicroClear®...