Operimi dhe Mirëmbajtja

Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, qoftë impiantet e vogla për trajtimin e ujërave të zeza për familjet private, impiantet kompakte për industrinë, impiantet për kampe ose impiantet Sistem të trajtimit të ujërave të zeza, duhet të operohen dhe të mirëmbahen rregullisht nga një personel i trajnuar.

Ky shërbim gjithëpërfshirës ofrohet nga ne si në Austri ashtu edhe në të gjithë botën.

Shërbimet tona përfshijnë:

Shërbimet për impiante të vogla

Për të gjitha impiantet e vogla të cilat janë të certifikuara me ligjin për ujërat në Austri, kërkohet një inspektim vjetor për to dhe rezultatet duhet t'i dorëzohet autoriteteve kompetente për të drejtat e ujit.

Shërbimi ynë:
• Caktimi i terminit
• Vizita në teren
• Verifikimi teknik
• Marrja  e provave + analiza e ujërave të zeza
• Verifikimi i vetë-monitorimit
• Riparimi i pjesëve të dëmtuara, nëse është e nevojshme
• Përgatitja e raportit të verifikimit për dorëzim në autoritetet për të drejtat e ujit

Operimi dhe mirëmbajtja e impianteve tona

Varësisht nga madhësia dhe shtrirja e impiantit, është e domosdoshme përcaktimi i saktë paraprak i personelit të nevojshëm për funksionimin e sistemit dhe sa intensiv do të jetë operimi.
Sipas nevojave të impiantit, stafi ynë do të jetë çdo ditë në vendngjarje për të siguruar funksionim pa probleme.

Shërbimi ynë në përgjithësi përfshinë:
• Planifikimi dhe zbatimi operacional i mirëmbajtjes së vazhdueshme
 - Kontrollimi i impiantit në vendndodhje
 - Kontrollimi i enëve me preparatet e nevojshme për funksionim, dhe mbushja e tyre me kimikate sipas nevojës
 - Kontrollimi i sistemit “grabujë”(mbledhësi)
 - Kontrollimi i stacionit të pompimit

• Pastrimi i membranave
• Pastrimi i sistemit “grabujë”
• Ndërrimi i vajit / servisimi i ventilatorëve dhe pompave
• Marrja e provave / analizat
• Testet laboratorike
• Riparime të ndryshme
• Furnizimi me pjesë rezervë
• Monitorimi nga largësia / 24 orë gatishmëri
• Raportimi i problemeve, organizimi dhe zgjidhja e problemeve
• Raporte javore të shërbimeve
• Vlerësimi ditorë dhe regjistrimi në listën e monitorimit të operimit