Sistemi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza industriale
Nga 300 deri 100.000 banorë – e thjeshtë-kompakte-e qëndrueshme-ekologjike për mjedisin
Kompakte, konstruksion betoni në vend, nevojë të vogël për hapësire, të gjitha zonat e impiantit të qasshme me ecje.
Neutral sa i përket kundërmimit për shkak të konstruksionit specifik, të përshtatshme për rajone të ndjeshme, performancë e lartë e pastrimit.
Sistem i provuar, i lehtë për t'u përdorur dhe me shpenzime të ulëta për mirëmbajtjen e impiantit.
Nuk është i nevojshëm kullimi apo pastrimi i rezervuarit gjatë punëve të mirëmbajtjes dhe riparimit. Kosto të ulëta investimi, operimi dhe largimi, si dhe shpenzime të ulëta të energjisë dhe mirëmbajtje minimale.
Operim plotësisht automatik i impiantit(SPS), i optimatizuar për nga energjia, ngarkesa sipas nevojës, i përshtatshëm për gjenerimin e energjisë alternative dhe furnizim për sistemin mbështetës.
Fleksibilitet i lartë në rast të mbingarkesës afatshkurtër dhe tejkalimit të fluksit hidraulik, rritje e eliminimit biologjik të fosfatit dhe reduktim deri në 60% i fluksit të nxituar.
Pajisje individuale shtesë të tilla si: rezervuarë për pranimin e fekaleve, rezervuar për ujë të përdorshëm(me sterilizim UV), terja e llumit dhe ruajtja e tijë, mirëmbajtje nga distanca, diagnostikimi nga distanca, programimi nga distanca, teknologji të membranave dhe matje online të baktereve E.Coli.