Trajtimi i ujit të pijshëm nga WWSG

„Parimi i të gjitha gjërave është uji,
sepse uji është gjithçka dhe gjithçka kthehet në ujë.“

Thales von Milet

Furnizimi me ujë të pastër të pijshëm është thelbësorë veçanërisht në rajonet e krizës gjatë misioneve humanitare (p.sh pas katastrofave natyrore), ose esenciale edhe për njësitë e lëvizshme ushtarake (p.sh. kampet fushore, kampet).

Ne ofrojmë për ju furnizim të sigurte me anë të sistemeve tona kompakte për trajtimin e ujit të pijshëm, të përshtatura sipas kërkesave, të cilat bazohen në principin e teknologjisë së sprovuar të membranave.

Dizajni ynë modular mundëson përshtatje të lehtë me impiantet tona kontejner të trajtimit të ujërave të zeza. Me këtë kombinim ne garantojmë një cikël të qëndrueshëm të ujit, dhe kualitet të garantuar të ujit, si dhe një potencial të madh kursimesh sa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Filtrimi me membranë & Osmoza e kundërt ose reverse (RO)

Teknologjia e filtrit të membranave në përgjithësi përshkruhet si proces mekanik i ndarjes me ndihmën e membranave të depërtueshme.

Varësisht nga madhësia e poreve dhe nga kërkesa se çfarë kualiteti i ujit duhet të arrihet, bëhet dallimi mes

  • Mikrofiltrimi (MF)
  • Ultrafiltrimi (UF)
  • Nanofiltrimi (NF)
  • Osmoza e kundërt/reverse (RO)

Për të përmbushur kërkesat tona të larta për cilësinë më të mirë të ujit të pijshëm, sistemet nga WWSG kryesisht janë të pajisura me sisteme me osmozë të kundërt. Osmoza e kundërt/reverse është një proces që largon të gjitha substancat e tretura në mënyrë tërësisht mekanike.

Këtu uji i papërpunuar presohet përmes një membrane gjysmë të depërtueshme, poret e së cilës janë aq të vogla sa që mundësojnë ndarjen e të gjithë përbërësve të padëshiruar të ujit, siç janë viruset, bakteret, kripërat ose sheqeri.

PËRPARËSITË

Referencat

KONTAKT